Milaim Zeka tregon se kush do të merret në pyetje nga Gjykata Speciale


Gazetari Milaim Zeka, duke iu referuar burimeve të tij nga Gjykata Speciale, ka thënë se kreu i VV-së mund të merret në pyetje nga Gjykata Speciale. Zeka ka thënë se arsyeja pse mund të ndodhë kjo ka të bëjë me veprimtarinë e Kurtit në zyrën politike të UÇK-së të udhëhequr nga Adem Demaçi.

“Burime prane Prokurorise te Gjykates Speciale, bejne te dyshohet se, Albin Kurti, kryetar i VV-se, munde te merret ne pyetje mbi veprimet e krereve te UÇK-se gjate luftes. Kjo, sipas kesaj prokurorie, munde te ndodhe, pasiqe Adem Demaçi dhe Albin Kurti, te pakten kane qene mire te informuar se çfare veprimesh po mirreshin ne teren, dhe shume prej ketyre veprimeve, te pakten sipas nje deshmitari, “ jane bere me urdher te zyres te UÇK-se ne Prishtine”. Te pakten, nje rast eshte regjistruar, qe me urdher te kesaje zyre, grupi i delegacionit ne Qirez, te cilit i printe Nekibe Kelmendi, eshte ndaluar ne Drenice”, ka shkruar Zeka.

Shkrimi i plotë:
Albin Kurti e ka demtuar rende Rexhep SeliminLetra e Albin Kurtit, derguar gjykatesit francez, i cili e ka ne dore lirimin me kusht per t’u mbrojtur ne liri Rexhep Selimi dhe te tjeret, eshte nje gabim teper i madh i tij, veprim i cili e ka demtuar rende te akuzuarin ne fjale.Albin Kurti, eshte dashur ta dije se veprimet e tilla jane qesharake, dhe perpos qe nuk kane asnje afekt pozitiv, munde te konsiderohen si presion dhe nderhyreje direkte ne punen e Gjykates.

Sipas burimeve te mia, i vetmi njeri per te cilin eshte diskutuar per lirimin e tije qe te mbrohet ne liri, eshte Rexhep Selimi. Prokuroria nuk ka ofruar asnje fakt, apo deshmi, qe Rexhep Selimi, direkt apo indirekt, ka ndikuar tek deshmitaret, apo ka penguar drejtesine ne grumbullimin e deshmive. Prandaj kjo leter, perpos qe eshte pertej logjikes normale te nje politikani, munde te kthehet si bumerang ndaje Rexhep Selimit.

E dyta, letra munde te konsiderohet politikisht pozitive nga bashkesia nderkombetare, pasiqe Albin Kurti, permes kesaje letre e pranon Gjykaten Speciale, te cilen gjithemone e ka mohuar. Njeriu nuk i drejtohet me leter nje institucioni qe nuk e njeh. Letra eshte deshmi e njohjes dhe bashkepunimit nga ana e Albin Kurtit me Gjykaten Speciale…

Baby Boo