Zaev ka një amanet për qytetarët


Kryeministri Zoran Zaev në ngjarjen e shënimit të 20-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, ka lënë një amanet për qytetarët – të ruajnë atë që është arritur këto 20 vjet.

“E marr të drejtën të jua lë një amanet, që të ruajmë këtë që e kemi arritur këto 20 vjet dhe të jemi falënderues ndaj botës bashkëkohore prej të cilit mësojmë shumë dhe i cili shumë na ndihmon. Ajo është bota perëndimore e cila ka qenë këtu edhe para 20 vjetësh. Edhe sot është këtu, si mbështetje për ne, para se gjithash partnerët tanë strategjik: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian”.

Ai ka deklaruar, se Marrëveshja e Ohrit, e Prespës dhe për fqinjësi të mirë me Bullgarinë janë dëshmi se si vendi i zgjidh problemet edhe më të mëdha.

Baby Boo