Për shkak të festës regjistruesit pushuan, por jo të gjithë ishin të informuar


Regjistruesit e popullsisë sot kanë pauzuar. Drejtori i Entit për statistika Apostol Simovski për TV21 tha se nuk bëhet fjalë për probleme teknike, por për shkak festës është vendosur që t’i lënë qytetarët të pushojnë.
“Sot nuk do të punojmë sepse është festë shtetërore dhe do t’i lëmë njerëzit të pushojnë, ju lus që këto ditë mos më kërkoni për deklarata”, tha Simovski.

Në Kërçovë deri tani janë regjistruar 2000 persona, për aq kohë sa sistemi ka qenë funksional. Regjistruesit në këtë rajon si duket nuk janë informuar se sot nuk punohet.
“Më datë 5 shtatorë filluam menjëherë në teren, filluam me regjistrimin e familjarëve, ekonomive dhe amvisërive të cilat duhet ti ketë sistemi i regjistrimit. Mirëpo që nga dita e dytë dhe e tretë filloi të bije rrjeti dhe sistemi nuk ishte funksional për të vazhduar punën e mëtejme. Ja edhe gjatë ditës së sotme jemi në pritje nga enti statistikorë për të filluar procesin e regjistrimit, mirëpo deri në këto çaste sistemi nuk është funksional”, tha Emin Nasufi, kryetar komunal për regjistrimin e popullsisë.

Probleme me rrjetin ka pasur që në ditën e dytë të regjistrimit, por pas intervenimeve gjithçka është rregulluar. Regjistrimi i popullsisë dhe amvisërive do të realizohet deri më 30 shtator. Deri atëherë vazhdon edhe regjistrimi i diasporës.

Baby Boo