Zaev: Janë tërhequr vetëm ato kallëzime tona penale ku nuk ka pasur dëshmi materiale


Kryeministri Zoran Zaev në seancën e pyetjeve të deputetëve tha se nuk ka tërhequr asnjë kallëzim penal nga ato që i kanë parashtruar kundër funksionarëve nga ishpushteti derisa ka qenë lider i opozitës. Janë tërhequr, vetëm ato për të cilat në procedurën parahetuese nuk janë siguruar dëshmi materiale. Mes atyre është edhe kallëzimi kundër ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve.
“Atëherë publikova për parashtrim të kallëzimeve penale kundër funksionarëve të pushtetit të kaluar, duke përfshirë edhe funksionarë të BDI-së. Ne nuk tërhequr kallëzim penale që është parashtruar nga ne për ata. Një nga kallëzimet ka qenë kundër ish-ministrit Mile Janakieski dhe ndonjë funksionari të LSDM-së gjatë zgjedhjeve. Parahetimi tregoi se nuk është shkyçur telefoni dhe është e saktë, nuk është shkyçur telefoni. E di se kjo procedurë është tërhequr, siç janë tërhequr edhe disa të
tjera ku nuk janë siguruar dëshmi materiale. Por pjesa më e madhe paraqitjeve të parashtruara nga ne janë proceduar në procedurë të mëtutjeshme, disa janë në procedurë gjyqësore, një pjesë janë me akuza të parashtruara, ndërsa një pjesë janë në procedura hetuese”, tha kryeministri duke iu përgjigjur deputetit Syrija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët.

Në pyetjen e këtij deputeti pse tolerohet universiteti në Strugë, të cilin ai nuk e emërtoi, ndërsa e quajti “ndërmarrje publike ku vetëm ndahen diploma” dhe ku përndiqen inspektorët e arsimit, Zaev u përgjigj se Inspektorati shtetëror i arsimit vepron sipas ligjit dhe nuk i intereson, siç tha, ku bën pjesë universiteti – edhe nga aspekti territorial edhe pronësor.

Baby Boo