IGFM dënon sulmin ndaj vëllait të El Chekës, informon misionet diplomatike


Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut – IGFM Maqedoni e udhëhequr nga dr.Adil Mustafa reagon kundër skandalit në Shkup pak para fillimit të protestës së organizuar kundër proceseve të montuara politike dhe për të drejtat e shqiptarëve.
“E dënojmë ashpër sulmin që iu bë Blerim Ahmedit, vëllait të El Çekës dhe familjes së tij, nga njerëz të BDI-së dhe të policisë së shtetit. I dënojmë ashpër veprimet e policisë, e cila ka qenë e njoftuar për ta siguruar protestën, e jo ta dhunojë organizatorin e saj. Policia veproi keq pse nuk e ndaloi sulmuesin, duke i thënë Blerimit „a je ti vëllai i El Çekës, afrohu pak të të pyesim në lidhje me protestën, dhe e goditën disa herë në befasi, në prezencë të policisë.
E dënojmë ashpër veprimin e policit që reagoi keq, duke e mbrojtur sulmuesin, që na shtyn të dyshojmë se BDI-ja bashkë me policinë e shteti ishin organizatorë të këtij skandali, njëjtë sikur edhe në proceset tjera të montuara. Policia nuk e ndaloi sulmuesin që e goditi disa herë Blerimin në kokë, por e kapën Blerimin për rypin e pantallonave dhe e grushtuan me qëllim ta arrestonin që të dështojë protesta. Falë reagimit të shpejtë të protestuesve e hoqëm Blerimin nga duart e policisë, pak para se të fillonte protesta paqesore dhe demokratike, për të kërkuar hetim ndërkombëtar për rastet e montuara dhe për të drejtat e shqiptarëve.
Protesta ka qenë e paralajmëruar në organet e pushtetit dhe polici, që do të mbahet në Shkup, në Sheshin Skënderbeu, më datë 26 korrik 2019, në orën 14:00.
Për këtë sulm barbar dhe për sjelljen arrogante e të pahijeshme të policisë është njoftuar edhe Qendra e IGFM për Evropën, me seli në Bon të Gjermanisë, OSBE-ja, Komiteti i Helsinkut, Ambasada e SHBA-ve në Shkup dhe përfaqësitë diplomatike të shteteve të tjera në Shkup”, thekson IGFM Maqedoni.

Baby Boo