Zaev: Janë të mundur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, nëse kjo siguron referendum të suksesshëm


Kryeministri Zaev nuk e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nëse kjo garanton një proces të suksesshëm të referendumit, përcjell Fakte.

“Vlen të theksohet se kur opozita kërkon zgjedhje. Unë kam qenë në opozitë një vit më parë dhe e di se ia vlen të uleni për të folur, sigurisht nëse kjo garanton një proces të suksesshëm të referendumit si një proces. Qytetarët do ta tregojnë vetë procesin, por nëse procesi do të arrijë që të arrijmë censusin dhe të motivojë qytetarët që të dalin për një çështje kaq historike, të gjitha opsionet janë të hapura, madje edhe kjo, kështu që ne do të shikojmë së bashku”, tha Zaev.

Zaev pret të përfundojë procesin rreth datës, çështjes dhe karakterit të referendumit për emrin deri në fund të javës.

“Presim deri në fund të javës së bashku udhëheqësit politikë, përfaqësuesit e partive politike parlamentare për t’i definuar këto gjëra për shkak se afatet janë duke u afruar, koha është më e shkurtë nëse duam t’i kapim datat e 23 shtatorit, 7 tetor, si data të parashikuara. Pres që këtë javë do të jemi në gjendje ta rrumbullakojmë procesin lidhur me datën e referendumit dhe çështjen e karakterit”, tha Zaev

Baby Boo