Zaev: Jam i gatshëm të shkoj në Sofje që të lutem për zgjidhje


Kryeministri i vendit Zoran Zaev ka thënë se është i gatshëm që të shkojë në Sofje që të lutet për të gjetur zgjidhje.

“Shpresoj se do të kemi takim edhe me kryeministrin e Bullgarisë, është e mundshme që takimi të ndodh në Sofje. Unë kam thënë se nuk ka paragjykime, kjo është çështje bilaterale, miqtë mund të na ndihmojnë, mund të japin ide, mund të na inkurajojnë, edhe ne edhe palën bullgare, por është çështje bilaterale dhe duhet të takohemi. Ashtu që mbetet e hapur, vallë, në Shkup, Sofje apo Ohër, kudo që të jetë të ulemi dhe shihemi. Unë jam i gatshëm që të shkoj në Sofje që të lutem për zgjidhje, në bazë pragmatike duke e ditur se askush nuk dëshiron të shkel mbi identitetin dhe gjuhën tonë, dhe kështu do të jetë. Por gjithsesi se zgjidhjen duhet ta gjejmë ne të dyja vendet”, deklaroi Zaev.

Baby Boo