Kriza energjetike në Serbi, Vuçiq: S’po më zë gjumi natën


Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë se si pasojë e krizës energjetike në të cilën gjendet Serbia nuk është duke zënë gjumi natën.
“Unë nuk fle natën, nuk do të jetë e lehtë që të zgjidhet. Do të kemi probleme me çmimet e energjisë së të gjitha burimeve”, ka thënë Vuçiq nga miniera e arit në Cukar Peka, shkruan B92, trasnmeton Express.

Kreu i shtetit serb ka thënë se ka edhe vende që e kanë gjendjen shumë më të keqe se Serbia por që s’janë farë të shqetësuar.
“Ne po lu*ftojmë më shumë se ata, prandaj jemi kaq të suksesshëm”, ka thënë Vuçiq.

Ditë më parë ai ka treguar se do të udhëtojë drejt Rusisë për t’u takuar me Putinin me qëllim të negocimit të çmimit të gazit

Baby Boo