Zaev i bën thirrje maqedonasve të votojnë pro referendumit për emrin


Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka ftuar maqedonasit që të votojnë për të ardhmen e tyre dhe në këtë drejtim pro marrëveshjes për emrin e Maqedonisë të arritur pas dekadash me Greqinë, për çka ata pritet të japin votën në një referendum.
Zaev gjatë konferencës për media të cilën e ka mbajtur gjatë samitit të NATO-s në Londër, ku ka njoftuar për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, është pyetur edhe rreth kundërshtimeve të marrëveshjes për emrin e ”Maqedonisë Veriore”, dhe referendumit për këtë.Në përgjigjen dhënë para gazetarëve kryeministri maqedonas ka thënë se vota për referendumin është vota për të ardhmen e Maqedonisë dhe maqedonasve.

“Vetë ftesa, ecja përpara, vetë fillimi I datës për negociata me BE-në janë përmbushje të qëllimeve tona strategjike dhe të ëndrrave tona disa dekadëshe si komb, si Republikë e Maqedonisë. Unë jam i bindur se populli ynë i fuqishëm do ta mbështes këtë të ardhme pasi këtë e meritojmë si e ardhmja jonë. Jam i bindur se në hapat e ardhshëm të referendumit qytetarët do të dërgojnë mesazhin serioz për të ardhmen e tyre. Jam i bindur se qytetarët janë mbështetësit më të mëdhenj të të ardhmes së Maqedonisë në NATO dhe BE”, ka thënë Zaev.

Baby Boo