Nga viti i ardhshëm për punësimet në administratë publike nuk do të duhet miratim nga Ministria e Financave


Secili ministër do të vendosë se sa persona të rinj i duhen dhe ata duhet të jenë në përputhje me buxhetin e institucionit. Në rast të tejkalimit të buxhetit, përgjegjësia bie mbi ministrin, tha ministri i Financave Fatmir Besimi në konferencën për media.

Sipas tij, paraprakisht do të shkruajnë deklaratë se do të punësojnë sipas buxhetit dhe nëse e tejkalojnë atë do të mbajnë përgjegjësi penale.

Fatmir Besimi nuk mendon se kjo do të krijojë kaos punësimi në sektorin publik, përkundrazi, sipas tij, kjo do të sjellë rregull.

Ai shtoi se nëse bëhet fjalë për nderrmarje publike që janë me humbje dhe nëse kanë nevojë për punësim të ri, qeveria do të marrë vendim për këtë.

Baby Boo