Zaev fton Izraelin dhe Palestinën të ulen në tryezë: Ne jemi shembull, se dialogu dhe diplomacia mund të japin zgjidhje!


Kryeministri Zoran Zaev ditë më parë shkroi në “Twitter”, ku bëri thirrje që të ndalojë dh una mes Iz raelit dhe Pa lestinës, duke vlerësuar, “se nuk duhet të ketë tolerancë për su lmet antisemitiste”.Në paraqitjen para mediave, ai ka sqaruar, se kjo cicërimë (twitt), është në suaza të politikës së Maqedonisë së Veriut, dhe ka bërë thirrje, që Iz raeli dhe Pa lestina të ulen në tryezë dhe të gjejnë zgjidhje nëpërmjet dialogut dhe diplomacisë.

“Cicërimën që e kam publikuar në lidhje me zhvillimet mes Iz raelit dhe P alestinës. Cicërima është në suaza të politikave tona, të cilat thirrin për të ndaluar dh unën nga të dyja palët për të ndaluar s ulmet ndaj popullsisë civile, bën thirrje për dialog dhe zgjidhjeve paqësore, ashtu siç sigurisht janë politikat tona.

Ne mendojmë se jemi shembull, se dialogu dhe diplomacia mund të japin zgjidhje për shumë çështje të rënda, e kemi përjetuar këtë. Besoj se nëpërmjet dialogut dhe diplomacisë mund të gjendet zgjidhje për këso çështje. E shfrytëzoj rastin që edhe njëherë të bëj thirrje të ndalojnë veprimet l uftarake, bo mbardimet dhe s ulmet dhe të ulen në tryezë për të gjetur zgjidhje”, deklaroi Zaevi.

Baby Boo