Opozita shqiptare: Maqedonia e Veriut është bërë një vend i pasigurt (VIDEO)


Duke u bazuar në hulumtimin e Institutit Global të Paqes, i cili Maqedonia e Veriut e ka renditur të 125-ën për nga siguria nga 134 shtete sa janë hulumtuar, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe AlternAtivA vlerëson se Maqedonia e Veriut është bërë një vend i pasigurt.

NURXHAN ASANOVSKA, KOALICIONI ASH-AAA
“Në bazë të këtij hulumtimi, Maqedonia e Veriut, e cila në vitin 2019 ishte në vendin e 59-të për nga siguria – nga gjithsej 134 vende, tash është gati në fund – për 66 vende më poshtë, më saktë në vendin e 125-të, duke qenë shteti më i pasigurt në rajon. Sa për krahasim, shtetet e rajonit figurojnë siç vijon: Serbia gjendet në vendin e 34-t, Sllovenia në vendin e 47-të, Rumunia në vendin e 51-të, Greqia në vendin e 58-të, Shqipëria në vendin e 63-të dhe Kroacia në vendin e 74-t”.
Lu*fta dhe paqja, siguria personale dhe fatkeqësitë natyrore, përfshirë këtu dhe rre*ziqet që burojnë nga pandemia e COVID 19 janë tre faktorët që kanë përcaktuar sesa një shtet është i sigurt.

NURXHAN ASANOVSKA, KOALICIONI ASH-AAA
“Në aspekt të vd*ekshmërisë për shkak ta virusit, në aspekt të çështjes së ballafaqimit me pandeminë, vaksinimit, infrastrukturës së shëndetësisë, kapacitetit të qeverisë, lidershipit politik dhe kulturës së përballjes me kr*iza të përmasave të këtilla dhe të paparashikuara, Maqedonia e Veriut është një vend mjaft i pasigurt, më saktë vetëm një pozitë më mirë se Jemeni, që është në lu*ftë aktive të ar*matosur”.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA edhe një herë e përsërit konstatimin se kjo qeveri ka dështuar në të gjitha planet me menaxhimin e pandemisë, ndërsa këtë sot e konfirmojnë edhe institucionet e pavarura ndërkombëtare. Ata theksojnë se pas këtij Raporti dikush duhej të jepte llogari, nsë kishte kulturë përgjegjësie, por, siç thekson koalicioni këtu mungon llogaridhënia, ndërsa çmimin e kësaj papërgjegjësie e paguajnë qytetarët.

Baby Boo