Zaev: Është koha për takim liderësh


Kryeministri i vendit Zoran Zaev thotë se është koha për të mbajtur takim liderësh. Zaev shprehet se takimi i liderëve është i rëndësishëm për shumë çështje dhe se kjo gjë do t’i ndihmonte vendit.

‘’Kuptohet është koha të mbajmë takim liderësh. Një për shkak të reformave dhe ligjeve reformuese në Kuvend, e dyta zgjedhjet presidenciale që pasojnë. E treta, ia vlen të diskutohet për çfarëdo çështje të hapur. Unë çdoherë i jap shans dialogut. Dialogu i ndihmon vendit tonë për të gjitha çështjet e hapura. Besoj se në kohë të shpejtë do të mbahet takimi i liderëve. Bashkë do të adaptohemi, që të mund të mbajmë atë takim liderësh’’, u shpreh Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Baby Boo