Dy vëllezërit nga Shkupi gjuajnë në drejtim të personit F.Z.


Njëzet e nëntë vjeçari I.Sh. nga Kopanica e Shkupit, dje (9-janar) në ora 21:25 ka raportuar se njëzet minuta më herët në Kodrën e Diellit, ku ka qenë me vëllanë e tij H.Sh. dhe dy shokët e tyre, pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër verbale, F.Z. (27) nga i njëjti fshat ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka shtënë në drejtim të H.S., por nuk e ka goditur dhe më pas është larguar nga vendi.

Sipas denoncimit, dy vëllezërit prej kohësh kishin një marrëdhënie të prishur me personin F.Z. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Baby Boo