Zaev: Edhe njëqind hotele janë kot nëse humbet statusi nga UNESKO


Qeveria pret që Këshillat e komunës së Ohrit dhe Strugës të veprojnë pas rekomandimeve që u janë dërguar edhe në shmangien e objekteve kontestuese përgjatë bregdetit që është vetëm një segment i obligimeve ndaj UNESKO-s.

“Nëse ata nuk munden ose nuk duan ta bëjnë ose pengohen ta bëjnë, atëherë do të kalojmë në marrjen e kompetencave nga ana e shtetit që të mund të zbatojmë procesin e largimit të ndërtimeve të egra që është vetëm një segment i asaj që janë obligime tona konform UNESKO-s”, ka thënë kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në pres konferencën në Qeveri.

Një pjesë e atyre obligimeve është intensifikimi i rikonstruimit dhe rindërtimit të sistemit kolektor për çka është formuar Ndërmarrja shtetërore ‘Kolektor’, veçmë janë siguruar 200 milionë denarë për sanimin që duhet të kryhet. Ka shtuar se Qeveria punon në atë që është obligim i saj dhe se në atë drejtim, pas pohimeve të UNESKO-s, janë anuluar projekte për infrastrukturë rrugore në zonën mbrojtëse dhe mjetet për ta janë rialokuar.

“Deri në fund të vitit do të sjellim edhe Planin i cili është obligim konform UNESKO-s. Në të ardhmen ai Plan do të nënkuptojë regjim në administrimin me Ohrin dhe Liqenin e Ohrit dhe bregdetin në pjesën e ndërtimeve, pëlqimeve për ndërtim, legalizim të objekteve dhe në pjesën e rritjes së përgjithshme dhe zhvillimit të Strugës dhe Ohrit dhe të komunës së Debërcës e cila bie këtu, për shkak të respektimit të standardeve të UNESKO-s”, ka thënë Zaev.

Sipas tij, për rritje të lartë ekonomike nuk duhet të shkohet me çmim të ndërtimit të hoteleve të reja në bregdetin e Liqenit të Ohrit, pasi nëse humbet mbrojtja nga UNESKO nuk do të ketë as turistë.

“Nëse në llogari të rritjes i rrënojmë të gjitha vlerat tjera, atëherë kot është rritja. Nëse e shkatërrojmë shëndetin e njerëzve, nëse e shkatërrojmë ekologjinë, nëse e shkatërrojmë statusin e UNESKO-s edhe njëqind hotele të ndërtojmë në Strugë nuk do të ketë turistë nëse nuk mbrohet nga UNESKO”, ka thënë Zaev.

“Në komunat duhet të ketë menaxhment për ndërtim të përgjithshëm, por nuk nënkupton se duhet të ndërtohet në zonat qendrore të komunave, ka thënë Zaev duke përmendur pastaj edhe Karposhin dhe Qendrën. Në Strugë, ka thënë ai ka tre hotele të dukshme, por ka edhe dhjetëra tjerë deri në 15 hotele.

“Nuk duhet të vendosen moratoriume të plota…Nuk është e domosdoshme hotelin ta vendosni në plazhe, mund ta bëni pak më brenda, në periferi ose në vende tjera ku nuk do të mund të rrezikojnë statusin e UNESKO-s”, ka shtuar kryeministri.

Baby Boo