Lumir Abdixhiku rizgjidhet kryetar i LDK-së


Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zgjedhur sot Lumir Abdixhikun për kryetar të ri të kësaj partie, me mandat të plotë 4-vjecar.

Me 333 dhe vota për dhe asnjë kundër. Votimi ishte i hapur për kryetar të LDK-së, shkruan Reporteri.net.

Kandidatur për kryetar të LDK-së, e kishte shpallur edhe Faton Bislimi, por gjatë mbajtes së konventes u njoftua nga Kryesia e s’ka të drejtë kandidimi pasi nuk është delegat i zgjedhur.

Norma e statutit të LDK-së nënkupton që secili anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës që dëshiron të zgjidhet, ai duhet të fillojë procesin nga struktura bazë e Lidhjes Demokratike të Kosovës që është nëndega”, ka thënë anëtari i Kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj.

Kush është Lumir Abdixhiku?

Lumir Abdixhiku i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e vitit 2017, ku dhe fitoi mandatin e deputetit.

Studimet universitare i ka kryer në Universitetin e Prishtinës, për të vazhuar ato të magjistraturës në Universitetin Staffordshire të Britanisë në fushën e moralit fiskal. Më 2013, ka marr titullin doktor shkence i ekonomisë në Universitetin Stafforshire. Për një kohë ka qenë drejtor ekzekutiv në Institutin “Riinvest”.

Në qeverinë e zgjedhur më 2020, të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, Abdixhiku udhëhoqi Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit.

Në qeverinë pasuese, të udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së, Abdixhiku nuk pranoi që të merrte pjesë në ekzekutiv.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, 2021, Abdixhiku sërish ka fituar mandatin e deputetit.

Këtë kuvend zgjedhor, LDK-ja e mbajti pa nënkryetaren e partisë, Vjosa Osmani, e cila u shkarkua nga postet partiake në qershorin e vitit të kalaur.

Baby Boo