Zaev e akuzoi se posedon pasaportë bullgare, reagon Arsovska

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, sot në intervistë për “Utrinski Brifing”, kandidaten e pavarur për Bashkinë e Shkupit, Danella Arskovska, e cila përkrahet nga OBRM-PDUKM, e ka akuzuar se posedon pasaportë bullgare.
Zaev kërkoi nga Arsovska që të tërhiqet nga gara në zgjedhjet lokale, pasi siç tha, është e pandershme dhe poshtërim për qytetarët.

Baby Boo

“E vërtetoj se Danella Arsovska është shtetase e Bullgarisë. Kjo është çështje shumë serioze. Ajo nuk e mohon. E vërteta do të dalë deri në fund. Në Shkup zgjidhet kryetar komune, në Bullgari zgjidhet (kmet) kryetar komune. Në vitin 1941 Shkupi ka pasur “kmet”, por tani zgjedhim kryetar komune. Unë pretendoj se edhe Danela Arsovska është edhe shtetase e Bullgarisë. Problemi është politik, etik, i pandershëm. Duhet të njoftojë qytetarët. Pres që Arsovska të tërhiqet menjëherë, nëse e do pak Shkupin dhe shkupjanët. Ky është poshtërim”, tha Zaev.

Ndërsa në lidhje me këto deklarata të kryetarit të LSDM-së, ka reaguar Danella Arsovska. Ajo në konferencë për media, tha se nuk posedon pasaportë bullgare dhe se këtë do ta dëshmojë.
“I kam mohuar tërësisht këto pretendime dhe duhet të them se jo vetëm shkupjanët, por gjithë Maqedonia e di dhe beson se njerëzit që i shitën interesat kombëtare maqedonase, tani dy ditë para zgjedhjeve dalin me pretendime të cilat unë nuk mund t’i dëshmoj me procedura”, tha Arsovska.

Sipas saj, akuzat e tilla janë vetëm dëshmi të cilat tregojnë dobësinë e LSDM-së.
E pyetur nga gazetarët nëse e ka mbajtur ndonjëherë emrin Daniella Jovanovska, Arsovska e mohoi edhe këtë.
Ndryshe, në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale për Bashkinë e Shkupit, Arsovska mori 86.698 vota, kurse në balotazh do të ketë përballë kryetarin aktual të Shkupit Petre Shilegov (kandidat i LSDM-së), i cili në raundin e parë u mbështet nga 78.783 qytetarë.