Pa energji elektrike për më shumë se 15 orë, EVN: Të reshurat e shiut pamundësuan intervenimin


Banorët e rrugës 29 nëntori apo e njohur si lagjia Dradani në Tetovë kanë ngelur pa energji elektrike për më shumë se 15 orë. Kjo ka ndodhur për shkak të një defekti në një trafostacion, në të cilin ishin djegur dy siguresa.
“Për pesë minuta punë ne si banor të lagjes Dardania kemi qëndruar 15 orë pa rryme duke na penalizuar si në aspektin bizneseve po ashtu edhe fëmijët nuk kane mund të mësojnë online kur të gjithë e dimë se mësimi zhvillohet online.”

Zulkani Jusifi në këtë lagje ka një fabrikë për prodhimin e qeseve të plastikës, por për shkak rrymës sot nuk ka punuar.
“Ne jemi paraqitur edhe si shfrytëzues senzitiv që të kemi njoftime në çdo ndërprerje të rrymës që edhe të planifikojmë punën tonë, por deri më sot nuk kemi marr asnjë njoftim nga EVN për arsyet e ndërprerjes së rrymës dhe kjo çka ndodhi sot nuk është hera e parë as e dyta por e shumta herë dhe ne nuk kemi ku të drejtohemi në këtë aspekt për një defekt dy minuta do të duhet të ripërsëritet gjithë procesi prodhimit dhe më nuk bisedohet edhe për 15 orë. Dje ishte festë shtetërore, ndërsa sot për ne ishte festë nga EVN që na shtyu që sot mos punojmë”, tha Zulkani Jusufi – pronar biznesi.

Nga EVN thonë se të reshurat e shiut kanë pamundësuar sanimin e defektit.
“Defekti ka ndodhur si pasojë e djegies së siguresave të tensionit të lartë për shkak të të reshurave të mëdha të shiut. Ekipet e elektrodistribuimit menjëherë kanë dalë në terren, por për shkak të motit të lig dhe po ashtu kushtet e punës që në këta rrethana përfaqësojnë rrezik për jetën, ata nuk kanë mundur të kryejnë ndërrimin e siguresave.

Menjëherë pas ndalimit të të reshurave të shiut, ekipet përsëri kanë dalë në terren dhe kanë bërë ndërrimin e siguresave dhe furnizimi me energji elektrike për këta konsumatorë është normalizuar”, thonë nga EVN-Maqedoni.
Ndryshe në Tetovë të reshura të shiut pa pasur vetëm gjatë orëve të mëngjesit.

Baby Boo