Zaev: Duhet t’i japim fund kërkesave për zgjedhje të parakohshme


Kryeministri Zoran Zaev nuk është për zgjedhje të parakohshme parlamentare. I pyetur për kërkesën e lideri të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoskit për zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet lokale në muaji tetor, ai u përgjigj se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë në vitin 2024 dhe deri atëherë të gjithë së bashku duhet të punojnë shumë.

“Përfundimisht duhet të ndalemi me zgjedhjet e parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme i stopojnë projektet e këtilla. Shteti ka drejtim të qartë se kah duhet të lëvizë, po vazhdon europianizimi, të gjitha vendimet e vështira që janë sjellë në të kaluarën, janë bërë përshkak standardit ekonomik të popullatës, të hapjes së vendeve të reja të punës, t’i motivojmë investitorët e këtillë të investojnë në investime të reja, të hapen vende të reja të punës, ta rrisin eksportin, rritjen e bruto prodhimit vendor të shtetit.

Çdo vrapim për zgjedhje të parakohshme parlamentare do të thotë vdekje e këtyre projekteve. Për këtë zgjedhjet e rregullta janë në 2024 dhe deri atëherë me të vërtetë duhet të gjithë, tekstualisht të gjithë, duke filluar nga unë, kryetari i Qeverisë, pushteti lokal por edhe të gjithë qytetarët ti përveshim krahët dhe të punojmë. Vetëm kështu do të ketë paga më të mëdha, investime më të mëdha, eksport më të madh”, ka deklaruar Zaev nga vizita e tij në kompaninë “konti Hidroplast” në Gjevgjeli.

Baby Boo