Nuk do të ketë orë policore për Pashkë dhe Bajram


Para pikës së vaksinimit në “Boris Trajkovski” në Shkup, para mediave janë paraqitur ministri dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Ilir Hasani.
Krahas për procesin e vaksinimit në Maqedoninë e Veriut, mes të tjerash, Filipçe dhe Hasani treguan se në Shtabin e Krizës është sjellë vendim që deri te Qeveria të propozohet lehtësimi i masave restriktive.

Pas 27 prillit, propozohet që ora policore të fillojë në ora 21 dhe do të mbarojë në ora 05:00 të mëngjesit të ditës së nesërme, kafenetë të punojnë në veranda, ndërkaq për festën e Pashkëve dhe Bajramit, fare nuk do të ketë orë policore.

“Për festat, si Pashkët dhe Bajrami, qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm”, tha Filipçe.
“Për Pashkë dhe Bajram nuk do të ketë fare ndalesë të lëvizjes”, tha Hasani.
Që të hyjnë në fuqi këto risi, duhet të sillet vendim në seancë qeveritare.

Baby Boo