ZAEV DHE MICKOSKI NUK PAJTOHEN PËR PPS-në, OPOZITA SHQIPTARE REAGON PËR INJORIMIN E TYRE NË TAKIM


Propozim-ligji për Prokurorinë Publike Speciale u bë mollë sherri mes kryeministrit Zaev dhe liderit të opozitës Mickosk. Hristijan Mickoski tha se mund të bisedohet për integrimin e PPS-së në PPTH por kërkon që kryeprokurori i Prokurorisë Themelore Publike të zgjidhet me propozimin e tyre. Katica Janeva të mos jetë më kryeprokurore sepse nuk kanë besim në të dhe gjithë ekipin e saj. Për propozim-ligjin e PPS-së pritet që deri në fund të javës të formohen grupe pune nga të dy partitë për të shqyrtuar ligjin dhe për të vendosur për më tej.

“Biseduam edhe për Prokurorinë Publike Speciale, në mënyrë principiele shpalosëm qëndrimet tona. Ne propozim-tekstin për PPS e morëm të enjten dhe nuk kishim shumë kohë për tu përkushtuar në substancën e propozim-ligjit. Ajo që për ne është domethënëse si parti politike, është që kjo Prokurori Publike Speciale dhe ekipi i saj ka humbur tërësisht besueshmërinë personale dhe profesionale që në të ardhmen të ketë mbështetjen tonë’’, theksoi Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Ndërkohë Zaev nuk është dakord me këtë. Qëndrimi i tij është qënë krye të Prokurorisë Publike Speciale duhet të qëndrojë kryeprokurorja Katica Janeva dhe i gjithë ekipi i saj.

‘’Më vjen mirë që opozita pranoi që të kalojmë në grupe pune që nga nesër të bisedojmë për ligjin për PPS. Gjithsesi se ato kanë qëndrimet e tyre edhe qëndrimet e tona janë të qarta. Kjo Prokurori duhet të integrohet në sistemin e PPTH të cilës duhet t’i jepet shans që ky kapacitet të krijuar të vazhdojë në krye me Katica Janeva dhe gjithë ekipin e saj’’, deklaroi Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Për anashkalimin e partive politike shqiptare në takimin e mbrëmshëm, sot kanë reaguar partitë opozitare shqiptare. Nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa thonë se kjo flet për një tendencë të defaktorizimit të shqiptarëve sepse në takim është biseduar për çështje të rëndësishme të interesit të shtetit. Ndërsa për BDI-në nuk prish punë fakti që takimi është zhvilluar pa praninë e liderit të tyre Ali Ahmeti. Nga kjo parti thonë që është e drejtë e secilës parti politike të zhvillojë takime bilaterale me kë të vlerësojnë se duhet ose ka nevojë të bisedojnë.

Baby Boo