Zaev: Bisedimet për zgjerimin e shumicës qeveritare përfundojnë këtë fundjavë


Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se pret që të shkojnë një hap para pas takimit të sotshëm në Vjenë të shefave të diplomacisë të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias. Me ndërmjetësuesin e OKB-së për kontestin me emrin, Metju Nimic.

I pyetur nga gazetarët Zaev theksoi se ka përparim dhe në takimin në Vjenë pret që të shkojnë një hap para.

Në lidhje me ngjarjet e dhunshme në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill, u përgjigj se është i bindur se do të ketë zgjidhje juridike, dhe personat e involvuar do të japin përgjegjësi.

Lidhur me rekonstruimin e paralajmrëruar, bëri të ditur se këtë fundjavë përfundojnë bisedimet për përbërjen e re qeveritare, ndërsa pas pas 1 majit do të dihet saktë përbërja e re ministrore dhe vedet e drejtorëve.

Baby Boo