Zaev bën thirrje që diaspora të votojë në referendum


Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev sot është takuar me përfaqësuesit e diasporës nga Maqedonia në Itali, Zvicër, Luksemburg, Gjermani, Slloveni, Kroaci dhe SHBA.

Takimi u mbajt në një atmosferë miqësore dhe me marrëveshje për kontakte më intensive mes Qeverisë, shoqërisë dhe diasporës nga Republika e Maqedonisë.

Përfaqësuesit në takim kanë theksuar përkrahjen për politikat qeveritare rreth anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Patriot i vërtetë është ai që do të sigurojë të ardhmen e shtetit. Kjo është në dobi të fëmijëve tanë, për brezat e tanishëm dhe për përmbushjen e aspiratave shekullore të paraardhësve tanë atë të konfirmimin të identitetit të qytetarëve Maqedonas, të gjuhën maqedonase dhe vendosjen e Maqedonisë si shtet, njëherë e përgjithmonë, në familjen e shteteve botërore – tha Zoran Zaev, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë.

Baby Boo