Ngjarje e rëndë, ndërroi jetë 17 vjeçari nga Kumanova


Ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare Granit Avdili nga Kumanova.

Postim i faqes së Fshatit Vaksincë:

Një lule e njomë, një buzëqeshje njomëzake që i kishte kaluar me ngazëllim 17 pranvera. Një lule me të cilën kënaqeshin së shikuari dhe së nuhaturi kopshtarët, për të cilën sikurse një blerim pranveror, kishin shtrirë gjerë e gjatë shpresat.
Në lulet e djalërisë, në moshën 17 vjeçare, ndërroi jetë Granit Avdili. Për këtë ikje të rëndë dhe këtë sprovë që sadopak do të lehtësohej përmes durimit me burim hyjnor, zemrat pikëllohen, sytë lotojnë, kurse gojët nuk thonë gjë tjetër, pos atë që të Zotit jemi dhe vetëm tek Ai kthehemi.
Allahu e strehoftë Granitin nën hijen e Tij, kurse zemrat e familjes i flladitë me një fllad qiellor.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet me Ikindi! (Open-TV)

Baby Boo