Lu*fta në Ukrainë pasohet nga uria: Njerëzit kanë furnizime vetëm për 3 ditë


Një deputet ukrainas tha për BBC se autoritetet në qytetin e rrethuar juglindor të Mariupolit besojnë se u kanë mbetur në dispozicion vetëm tre ditë furnizime ushqimore përpara se të fillojë uria. Dmytro Gurin, pohoi se është njoftuar nga zyra e kryetarit se rrugët e qytetit port Mariupol, janë të mbushura me trupa dhe se autoritetet janë detyruar të gërmojnë një varr masiv për 33 persona, pasi varrezat janë të pamundura për shkak të bo*mbardimeve.

Tani kemi situatën ku civilët dhe qytetet paqësore bombardohen me qëllim”, tha Gurin. “Prindërit e mi jetojnë në lagjen lindore të Mariupolit, nuk ka asnjë infrastrukturë ushtarake në këtë zonë dhe nuk ka pasur asnjëherë”.
Gurin u bëri thirrje vendeve perëndimore të pranojnë se “Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar” dhe i kërkoi SHBA-së që të lejojë Poloninë të pajisë Forcën Ajrore të Ukrainës me avionë të vjetër lu*ftarakë MiG-29.
“Pyetja e vetme se kur duhet t’i bashkohen këtyre forcave është sa ukrainas vdesin dhe sa ukrainas do të vdesin brenda një jave”, argumentoi ai.

Baby Boo