Zaev: Amnesti për “27 Prillin”, mund të ketë ose jo!


Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në emisionin 360 gradë ka deklaruar se amnisti për incidentin e Kuvendit mund të ketë ose jo, shkruan Fakte. Ai ka thënë se po bisedohet me njerëzit dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë falje si pjesë e pajtimit.

Në pyetjen e gazetarit nëse me këtë Qeveria po ndërhyn në proceset gjyqësore, Zaev ka mohuar këtë gjë, duke thënë se Kuvendi dhe Qeveria kanë të drejta ligjore dhe kushtetuese në këtë drejtim. Ai gjithashtu ka shprehur mendimin e tij se kategorizimi i veprës penale si “terrorizëm ndaj rendit kushtetues” ndaj deputetëve është e tepërt, pasi që, sipas Zaevit, ata nuk janë terroristë.

Baby Boo