Zaev: Ak*sioni 40-orësh për kapjen e Mijallkovit u udhëhoq personalisht nga unë


Pavarësisht se Mijallkov tha se vet ishte paraqitur në Prokurori, nga Qeveria thanë se ai ishte dorëzuar pas operacionit të institucioneve lidhur me arr*atisjen e tij. Kryeministri Zoran Zaev në një konferencë për shtyp para Qeverisë mbrëmjen e sotme tha se arr*estimi i tij ka ardhur si rezultat i masa të ashpra që ka ndërmarrë qeveria dhe të gjitha institucionet për kapjen e tij.

Ai tha se ka qenë gjithë kohës i informuar dhe ka drejtuar personalisht të gjithë operacionin, hap pas hapi, dhe më në fund u arrit rezultati që pritej nga të gjithë. Ai tha se nuk do të kërkoj dorëheqjen e askujt sepse institucionet kanë punuar në një mënyrë të shkëlqyer dhe të koordinuar ku duhet të përgëzohen për këtë dhe jo të kritikohen. Ai potencoi se për 40 orë i gjithë shteti ka qenë në shtetrr*ethim, ku janë mbyllur të gjithë kufijtë për të mos lejuar arr*atisjen e tij. Për 40 orë policia ka qenë në prezente në të gjitha rrugët duke kryer kontrolle të shumta, po ashtu edhe në objektet dhe vendet ku mendoheshe se ai mund të fshiheshe. Sipas Zaevit, Mijallkovi duke parë atë se çfarë po ndodhte në vend, ku të gjitha institucionet ishin në alarm, u detyrua të dorëzohet në Prokurori.

Baby Boo