Rusët zënë mu*nicion serb në depon ushtarake të ukrainasve afër Kharkiv


Mediat ruse kanë publikuar një raport në media ku pretendohet se kanë zënë depon më të madhe të ushtrisë ukrainase në rrethinën e Kharkiv derisa në fotografitë e publikuara shihen minat e prodhuara në fabrikën Krusik në Serbi.
Trupat ruse kanë kapur mijëra tona mu*nicion në depon e pushtuar sipas gazetës ruse Komsomolskaya Pravda në raportin rreth pushtimit të depos më të madhe të armatimit në Evropë sipas tyre, në Balakleya afër qytetit ukrainas Kharkiv.

Që është shitur mu*nicion i prodhuar në Serbi ishte raportuar edhe më parë nga mediat serbe. Sipas raportit aty janë gjetur mina të minahedhësve, granata të artilerie të kalibrave të ndryshëm, predha tankesh, si dhe raketa të sistemeve Uragan, kuti me eksploziv TNT, raketa të sistemeve të mbrojtjes kundërajrore dhe pajisje të komunikimit.

Në fotografitë nga depoja në Balakleya qartë vërehen minat e kalibrit 60 milimetrash që kanë shenjën KV lot 04/2018, që është pikërisht shenja për minat e prodhuara nga Krusik në prill të 2018’s.
Ky raport i NIN kishte demantuar deklaratën e presidentit serb Vucic që kishte shpjeguar se armatimi nga Krusik në Ukrainë kishte shkuar vetëm një here, më 2016’n.

Sipas raportit të revistës serbe NIN ka pretenduar se armatimi serb në betejat ukrainase nga kompania polake Natan që ia kishte shitur ukrainasve. Sipas këtij raporti kompania serbe Krusik ishte dëmtuar në këtë transaksion për 1 milion dollarë, që ka nxitur dyshime nga NIN se ka afera që këto transaksione të autorizuar tregtarëve privat të afërt me pushtetin serb.
Sipas revistës serbe NIN në Ukrainë vetëm nga fabrika Krusik kanë shkuar së paku 53500 mina.

Baby Boo