Youtuberi i famshëm do t’i ndërtojë 100 bunarë në Afrikë


Youtuberi i njohur amerikan, MrBeast, ka nisur ndërtimin e 100 bunarëve në Afrikë, me qëllim për të siguruar ujë të pijshëm për komunitetet në nevojë.

Këtë e ka bërë të ditur ai në videon e fundit të publikuar, duke thënë se ka dhuruar donacione nga të ardhurat për të hapur puse me ujë të pijshëm në Kenia, Zimbabve dhe në shtete të tjera afrikane.

“Këto puse, të krijuara nëpërmjet teknikave të avancuara, u mbushën me rezervuarë uji për ruajtje, duke fuqizuar banorët për t’i përmbushur nevojat e tyre për ujë”, ka thënë Jimmy Donaldson.

MrBeast ka bërë edhe aksione të tjera humanitare, e është i njohur botërisht për videot interesante që i publikon në internet.

Baby Boo