Joseph kundër “Open Ballkan”: “Serbia është një autokraci, s’është demokraci”


Profesori i Universitetit “Johns Hopkins” në SHBA dhe eksperti për çështjet e Ballkanit, Edward Joseph, vlerëson se nisma “Ballkan i Hapur” është ide e keqe e cila është bërë për të rritur fuqinë politike të Serbisë. Sipas tij, mënyrën se si është dizajnuar “Open Ballkan” i jep Serbisë rritje të lirë ekonomike dhe rritje të ndikimit politik në rajon, gjë që shpie në jo stabilitet.

“Pikëpamja ime për “Open Ballkan” është shumë e qartë. Është ide e mirë për vendet e rajonit të tregtojnë, por është ide e keqe për ta bërë këtë gjë në një regjim të dizajnuar që të rrisë fuqinë politike të Serbisë. Fuqia ekonomike është fuqi politike. Ekonomitë e rajonit nuk janë të njëjta, Serbia ka ekonominë më të madhe, Serbia bën tregti me një numër shtetesh në rajon, ekonomia e Malit të Zi është 1/14 e vëllimit të ekonomisë serbe, i dini ndarjet politike. Serbia është një autokraci, nuk është demokraci, është duke lëvizur në drejtimin e gabuar”, tha profesori.

Kjo deklaratë u tha në konferenca e 17 ndërkombëtare për ide të reja me temë “Prioritetet e ridefinuara: realitete të reja pas krizës ukrainase” e organizuar nga Universiteti Amerikan Kolexh” Shkup në bashkëpunim me UNHCR-në./tv21

Baby Boo