YouTube pez*ullon llogarinë e senatorit Rand Paul për një video që pretendon se maskat janë të paefektshme ndaj COVID-19

Sen. Rand Paul, R-Ky., speaks during a Senate Health, Education, Labor and Pensions Committee hearing to examine an update from Federal officials on efforts to combat COVID-19 on Tuesday, May 11, 2021, on Capitol Hill, in Washington. (Greg Nash/Pool via AP)

Platforma YouTube ka pezulluar llogarinë e senatorit Rand Paul të martën për postimin e një videoje që pretendonte se maskat e fytyrës prej pëlhure nuk ishin efektive kundër coronavirusit.
Sipas mediave të huaja senatori Rand Paul, një republikan në Kentucky, është pezulluar nga YouTube për shtatë ditë për një video që pretendon se maskat janë joefektive në lu*ftimin e Covid-19, sipas një zëdhënësi të YouTube.

Dhe pas kësaj ka ardhur reagimi i Paul, i cili kritikoi vendimin e YouTube në një tweet të martën në Twitter.
“… ’Të çmendurit’ e majtë në YouTube më ndaluan për 7 ditë për një video që citon 2 artikuj të rishikuar nga kolegët që thonë se maskat e rrobave nuk funksionojnë”, shkroi ai.

Bëhet fjalë për një nga senatorët amerikanë i cili në mars të vitit 2020 kishte mbështetur një deklaratë të senatorit amerikan David Perude i cili tha se SHBA duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë, nëse qeveria nuk e heq taksën ndaj Serbisë.
“… Është koha për t’i sjellë trupat tona në shtëpi pas kaq vitesh atje…”, kishte shkruar në Twitter senatori Paul.

Ndryshe, sipas mediave amerikane, pezullimi vjen në të njëjtën ditë kur Twitter ndaloi llogarinë e republikanes së Georgias, Marjorie Taylor Greene për një javë pas një shkeljeje tjetër të rregullave të platformës.
Greene shkroi në Twitter të hënën se Administrata e Ushqimit dhe Barnave “nuk duhet të miratojë vaksinat kundër Covid-19”.

Ajo gjithashtu pretendoi se vaksinat “po dështonin” dhe se ato ishin joefektive në zvogëlimin e përhapjes së virusit.
Si përgjigje, Twitter (TWTR) e etiketoi postimin si çorientues dhe e pengoi Greene të postonte në Twitter për një javë.

Baby Boo