Vjen edhe në Zvicër varianti i ri i virusit: Zbulohen dy raste

Varianti i ri i koronavirusit, i cili u shfaq ditë më parë në Britaninë e Madhe, është zbuluar për herë të parë sot, gjithashtu edhe në Zvicër. BAG supozon se njerëzit e prekur janë në izolim.

Individët në fjalë janë qytetarë të Britanisë së Madhe të cilët ndodhen aktualisht në Zvicër ku dhe janë testuar.

Mutacioni në fjalë është zbuluar në dy mostra nga njerëzit që ishin pozitivë, shkruan Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në një kumtesë për media, në prag të Krishtlindjes, transmeton albinfo.ch. Virusi është zbuluar gjithashtu më herët sot, për herë të parë edhe në Gjermani.

Mostrat janë trajtuar në  Qendrën Kombëtare të Referencës për Sëmundjet Virale të paraqitura rishtas, në Gjenevë.

BAG thotë se dy personat e prekur njihen me emër. Kantonet nga erdhën këto mostra u vunë në dijeni nga BAG se ky variant më ngjitës mund të jetë duke qarkulluar mes atje. Por, BAG nuk ka zbuluar se cilat kantone janë të përfshira.

Megjithatë, një kanton tashmë e ka konfirmuar lajmin për njërin nga dy personat, përcjell albinfo.ch. Personat e kontaktuar nga ta, janë në karantinë. Një kanton i dytë është aktualisht në proces të kontaktimit me personin në fjalë.

A është mutacioni fajtor për numrin aktualisht kaq të lartë të rasteve? “Është e rëndësishme të theksohet se aktualisht nuk ka asnjë provë që përhapja e variantit të ri të ketë ndodhur për shkak të një mutacioni që rrit transmetimin ose ndikon në rrjedhën e sëmundjes,” thotë epidemiologia Emma Hodcroft nga Universiteti i Bazelit.

Baby Boo