Ylli Rakipi i përgjigjet ashpër kryeministrit: Edi Diarreja, ishte gati të puthje në…..


Vijon përplasja në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Ylli Rakipi. Fillimisht nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë sulmoi drejtuesin e emisionit “Të Paekspozuarit” në Neës 24 dhe analistë të tjerë për deklaratat kundër qeverisë së tij duke i quajtur “kadrinj”. Kësaj deklarate Rakipi iu përgjigj nga studio e emisionit duke e quajtur fjalën e kryeministrit “diarre politike”. Por kryeministri nuk e ka lënë me kaq. Në një rubrikë në ERTV të quajtur “Përgjigjja ime”, Rama bëri akuza të forta ndaj Rakipit.

Habitem pse më sulmojnë kaq shumë “Të Paekspozuarit”. Mbase ka ardhur koha të ekspozoj një fakt që kushedi ka lidhje për Ylli Kadriun, ndryshe Ylli Rakipi që i ofroi OSHEE ndryshe e quajtur CEZ një garazh në pallatin plot 10 kate ndërtuar prej tij ku kryepritja për abonentin me një tualet për të gjithë stafin dhe abonentin bashkë dhe pa gjenerator në raste errësire. Nuk e di po mendojeni në bazë të një kontrate absurde Ylli Kadriu ka marrë deri vonë në emër të pronarit Ylli Rakipi 2 milionë e 561 mijë euro qera. Po po, nuk e dëgjuat gabim plus 39 mijë euro garanci, ishin fjalet e Ramës.

Këtë kontratë të paekspozuar ia prishi organizata kriminale e Rilindjes, e cila ka 1001 të këqija por të zezën që paratë e taksave dhe të mirat publike t’i ndajë me Ylli Kadriun, apo me shumë yje të tjerë të medias e politikës, që kanë rrezatuar me thënë të drejtën për shumë vite duke marrë nga pushteti i radhës energji financiar me hir a me pahir fatkeqësisht kjo organizatë kriminale nuk e ka. Organizata jonë e Rilindjes ka dhe arrogancën që nuk i ha qoshja kurrë dhe hiç fare as për jashtënxjerrjet e ekspozuara e as për gjobat e paekspozuara të Ylli Kadriut, të Qimi.net Kadriut, të Artur Kadriut dhe të tërë kadrijve në politikë që i paguajnë këto materie të biodegraduara në formë ylli,” – tha Rama.

Disa orë më pas nuk vonoi që me një video në faqen e tij online TPZ, gazetari Ylli Rakipi t’i kthente përgjigje.

Mirëmbrëma Edi Diarreja!
Isha duke dalë jashtë Tiranës, këtë fundjavë, por ti më ktheve.
Më ktheve, sepse je marrë veçanërisht me mua sot.
Në fakt, ke kohë që merresh. Ke kohë që përpiqesh si e si ta mbyllësh emisionin, “Të Paekspozuarit”.
Në të vërtetë, ti e ke mbyllur 95% të medias shqiptare, sepse e ke blerë atë, siç ble votat, siç ble kriminelët, siç kthen vëllaun nga Amerika, për të punuar në Tiranë, siç u shpërndan paratë e shqiptarëve kompanive offshore.
Edush diarreja, emisionin “Të Paekspozuarit”, nuk e mbyll dot. Ky emision, do të mbyllet, atë ditë që unë nuk do të jem më në këtë botë.
Deri atëherë, duhet të presësh dhe do të takohemi shpesh.
Ka kohë që njihemi, Edi diarreja. Njihemi nga shumë vite më parë, kur ti ishe kryetari i Bashkisë së Tiranës. Të kujtohet besoj. Përpiqu të futesh pak në atmosferën e asaj kohë. Ja për shembull, kujtohu, ditën kur hape liqenin artificial dhe mbyte Tiranën.
Në fakt, nuk e mbyte ti Edush, me duart e tua, por budallenjtë që ti kishte në punë në Bashki. Ata hapën portën e Liqenit Artificial dhe Tirana u mbyt.
Kujtohu! Ti ishe në një vend të largët, Ed diarreja. Më more në telefon. Të kujtohet besoj, po qaje Ed diarreja.
Aman, – më the, të lutem! Ishe gati të më puthje këtu në qoshe, po të ishe afër.
Më ndihmo, – më the! Bëj një gjë në gazetë, se vetëm ti mund të më ndihmosh. Më shpëto! Aman, të lutem!
Por, ç’të bëj- thashë, se përmbytjen e kemi nëpër këmbë.
Po ja, – thuaj se portën e hapi një i çmendur, djali i Bales.
Dhe unë e bëra. Bëra gjënë më aprofesionale dhe më të ndyrë në jetën time, sepse mu dhimbe. Kur qan ti, sikur qan një qen që është duke ngordhur.
Hapa gazetën me titullin e madh: “Djali i Bales, mbyt Tiranën”. Njerëzit u tronditën, por edhe u qetësuan. Fjala mori dhenë, që Tiranën e kishte mbytur një i çmendur. E mori edhe shtypi francez, besoj të kujtohet. Me siguri, edhe atje ke marrë në qafë një redaktor të mjerë.
“Një i çmendur mbyt Tiranën”, shkruajti shtypi francez.
Dhe ti, i çmenduri i vërtetë, shpëtove. Shpëtove, por a do të shpëtosh dot tani që ke mbytur të gjithë vendin?
Kjo ngjarje, do të më mbetet në mendje gjithmonë. Sa herë përballem në rrugë me djemtë e Bales, ul kokën dhe iki i turpëruar.
Sot, ti ke mbledhur rreth vetes, dhjetë vetë dhe po ndan të gjithë Shqipërinë. Ndaje Edush, por ku do të futesh nesër?
Thonë që ti Edush diarreja, pi drogë. Unë nuk e di, por ti nuk ke nevojë të pish drogë, sepse ti je i çmendur.
Unë e di hallin tënd.
Ajo çka ke bërë ti, me këtë vend për 5 vjet, tani të është kthyer në makth.
Ti jeton në një gjendje halucinante.
Edush diarreja, ti duhet të përgjigjesh për milionat apo miliardat. Ato tani janë bërë shumë. Ti nuk i fsheh dot miliardat, duke nxjerrë nga arkivat e tua të pluhurosura, një kontratë që unë kam bërë dhjetë vjet më parë, me një ndërmarrje private të huaj, me emrin CEZ.
Po, diarre, unë a kam bërë këtë kontratë, nuk kam pse ta fsheh dhe ajo është publike. Kam një pronë sipas të gjitha ligjeve.
Unë kam pasur një marrëdhënie kontraktuale 10-vjeçare, më një kompani private. Kjo kontratë ka mbaruar përpara një viti, në një objekt, lejen e të cilit e ke dhënë ti vite më parë.
Unë nuk kam çfarë të fsheh, Ed diarreja. Ti, nuk fshihesh dot më.
Vetëm një gjë nuk arrij të kuptoj, se si ti ke mundur të zbulosh, që sipërfaqja që unë zotëroj, kishte vetëm një banjë.
Sepse, me sa di dhe kam dëgjuar nga miqtë e tu të afërt, ti e ke shume problem të shkosh në banjë.
Në Paris për shmebull, tregojnë që ti ndynje në mes të dhomës.
Atëherë nuk ishte kryeministër, por i çmendur si sot, ishe.
Kur shokët nuk të gjenin dot, se nuk i hapje derën, ata afroheshin, mbanin erë dhe kuptonin që ti Edush, ishe brenda.
Edush diarreja, po ta përsëris edhe njëherë, emisionin “Të Paekspozuarit”, nuk e mbyll dot ti, sado media të blesh dhe sado para të kesh…
Në fund po të kujtoj një postulatë biblik që thotë, “Nesër, me atë gjykim, që ke gjykuar, do të të gjykojnë”.
Natën e mirë, Edush!
Ylli Rakipi”

Baby Boo