Rama: “Nuk marrim masa ekstreme për energjinë”


Në parlamenti kryeministri Edi Rama sqaroi se pavarësisht krizës së çmimit të energjisë elektrike në tregun ndërkombëtare, ku Shqipëria blen një sasi të konsiderueshme për përballimin e konsumit ditor, qeveria nuk do të ndërmarrë masa ekstreme, përveç vendosjes së fashës së pagesave.

Nga analiza që qeveria i ka bërë listës së konsumatorëve familjarë, vetëm 4 përqind e kalojnë konsumin mujor të 800 KW. Me këtë shifër Rama argumenton në përgjigje të akuzave të opozitës se nuk ka rritje të çmimit të energjisë, pavarësisht kostove të larta që do të rëndojnë në buxhet.

Me opozitën replikoi dhe për vendimin e qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve që kanë kate shtese jashtë projektit dhe ripërsëriti që nuk do të ketë tolerancë pavarësisht se cili do të jetë emri i ndërtuesit. Opozita e konsideron të pamjaftueshme paketën e masave antikrizë të prezantuar nga qeveria, duke i kujtuar kryeministrit edhe me pankartën e listës së çmimeve të rritura, se jetesë është e papërballueshme.

Baby Boo