Yjet tregojnë veten mes tensionit – NOTAT e “El Clasico”-s


Barcelona kishte siguruar titullin, ndërsa Reali pjesëmarrjen në Champions, por ishte “El Clasico” një sfidë që të motivon gjithmonë.
Spektakli, por edhe tensioni nuk i mungoi kësaj sfide, në të cilën shënuan yjet: Messi, Ronaldo, Suarez e Bale.

Për t’u shënuar është edhe fakti që ishte “El Clasico” e fundit për Iniestan.

Në fotogaeri gjeni notat e kësaj sfide.

Ter Stegen – 6: Nuk mundej të ndalte asnjë nga golat që pëson, teksa ndal Ronaldon në një rast mjaft të mirë në pjesën e parë.

Umtiti – 5.5: Humb Ronaldon te goli i madrilenëve dhe shpërdoron një mundësi mjaft të mirë shënimi. Vuan vazhdimisht sulmet e kundërshtarëve.

Pique – 5.5: Edhe ky, si shoku i repartit, nuk tregon atë që pritej. Humb shpesh Ronaldon në zonë dhe duket i pafuqishëm për të ndalur kundërshtarët, që e falin shpesh duke gjuajtur jashtë portës.

Sergi Roberto – 4.5: Shpëton për atë asist perfekt për Suarez, në golin e parë të Barçës, por ai gjest ndaj Marcelos tregon papjekuri totale. Lë skuadrën në baltë, në fund të pjesës së parë.


Rakitiç – 6.5: Duel mjaft interesant me patriotin e tij, Modriç. Shpesh e humb, por edhe ndihmon shumë në fazën mbrojtëse, ku i vjen në ndihmë dyshes qendrore, që nuk ishte në ditë të mirë.

Baby Boo