Alarm nëse dilni nga shtëpia, aplikacion për qytetarët në izolim dhe vetëizolim


10 shkelje të vendimeve për izolim dhe 157 të deklarave për vetëizolim, bëjnë me dije nga Ministria e Punëve të Brendshme. Kryetari i Asociacionit për Siguri Koperative, Atanas Kozarev, thotë se në Maqedoni duhet të zbatohet një aplikacion informatik, i cili do t’i mbikëqyrë njerëzit që janë në izolim dhe karantinë.

“Të sigurojmë mbikëqyrje cilësore ndaj njerëzve, sepse këta persona që janë në karantinë dhe izolim, nuk duhet t’i stigmatizojmë, e kjo do të arrihet vetëm nëse ne sigurojmë mekanizëm bashkëkohor civilizues apo sistem për mbikëqyrjen e tyre. Unë do ta kisha përmendur sistemin e kompanisë izraelite “Ateintik karantin menaxhment sistem”, i cili mundëson që organet shtetërore në mënyrë të thjeshtë dhe të lehtë t’i kontrollojnë këta njerëz”, tha Atanas Kozarev, kryetar i Asociacionit për siguri koperative.

Deri më tani, sistemi i tillë pas koronavirusit është aplikuar në Australi, kurse po zhvillohen bisedime që ky sistem të instalohet edhe në 30 vende të tjera, mes të cilave edhe Maqedonia, Bosnja, Kroacia dhe Serbia. Dushko Bjellotomiq, i cili është iniciator i këtij sistemi në rajon, thotë se me këtë sistem do të respektohet privatësia e qytetarëve.

“Ky aplikacion përdoret përmes celularit, merret link nga aplikacioni, bëhet identifikimi me ndihmë të „face recognition“ dhe në këtë mënyrë lidhet me qëndrën e monitorimit. Kjo bëhet për gjysmë minutë. Kur personi lidhet me qendrën e monitorimit, në fakt personi jep leje të ndiqet nëse i shkel rregullat e vetëizolimit. Domethënë, nëse del nga banesa po shtëpia e tij ku duhej të ishte, do të paraqitet një alarm në qendrën e monitorimit. Pas kësaj, mund të dërgohet policia”, pohoi, Dushko Bjellotomiq.

Ndryshe, në Maqedoni numri i njerëzve të cilët për momentin janë në vetëizolim është 2.405, kurse në izolim janë 9.793 persona. Masën për kufizim të lëvizjes nuk e kanë respektuar 1.322 qytetarë. Janë resgjistruar 10 shkelje të vendimeve për izolim dhe 157 të deklaratave për vetëizolim, kurse policia ka ngritur një padi penale dhe 25 njoftime për gjuhë të urrejtjes lidhur me Kovid-19.

Baby Boo