Xhulia nga Tirana tregon tmerrin pas konsumimit të tullumbaceve me azot: Janë të rrezikshme


Tullumbacet me oksid azoti që po përdoren nga adoleshentë dhe të rinj nëpër lokale është kthyer në një problem shqetësues.

Konsumi i tyre është një rrezik për shëndetin e përdoruesve. Për këtë, Xhulia, një vajzë 27-vjeçare ka rrëfyer historinë e saj.

Në një intervistë për JOQ Albania, Xhulia thotë se para një jave, ka nisur të provojë tullumbacet me oksid azoti në një lokal në Tiranë.

Ajo thotë se si fillim, nisi përdorimin e tullumbaceve si lojë me shoqërinë e saj, por më pas ra pre, duke u bërë vartëse e tyre.

Xhulia thotë se tullumbacet iu bën si drogë që i kërkonte çdo ditë t’i përdorte, por kjo i solli mungesë përqendrimi dhe probleme në frymëmarrje.

E reja me lot në sy, pas asaj se çfarë ka përjetuar pas përdorimit të tullumbaceve, iu lutet të rinjve që të mos bien pre dhe të bëhen vartës të tyre.

Sipas saj, tullumbacet janë të rrezikshme pasi përdoruesit e tyre mund të ngelin të paralizuar dhe truri mund të pësojë dëmtime.

Vajza kërkon që çdo i ri të jetë më i kujdesshëm dhe të qëndrojë larg tullumbaceve, pasi me lekë po rrezikojnë jetën.

Baby Boo