Mes lotësh, axha i 5-vjeçarit në Pejë tregon se si arritën të nxjerrin trupat e pajetë


Familjari i personave që humbën jetën në Pejë si pasojë e vërshimeve, Albert Ademaj për KosovaPress tregoi rastin me detaje si arritën t’i nxjerrin trupat e pajetë.

Axha i 5-vjeçarit që vdiq si pasojë e vërshimeve, tha se nuk hasën në ndihmën e institucioneve.

Ademaj u shpreh se për t’i ndihmuar shkoi ekipi policor, porse, sipas tij, të njëjtit nuk ofruan ndihmë të mirëfilltë dhe as sjellje të duhur ndaj tyre.

Madje, sipas tij, në vendin e njëjtë që Policia deklaroi se gjurmoi dhe nuk hasi në gjetje, ai tha se pikërisht aty, arritën ta nxjerrin trupin e familjares.

Ai akuzoi institucionet që nuk i dolën në ndihmë.

Derisa tregoi rastin, Ademaj tha se edhe trupin e pajetë e dërguan vetë në ambulantë.

Mbrëmë, një grua dhe djali saj 5-vjeçar vdiqën si pasojë e vërshimeve në Pejë. Policia informoi se pas vdekjes së 5-vjeçarit, në lagjen “Asllan qeshme”, u gjet e vdekur edhe nëna e tij, e cila ishte e zhdukur./KP

Baby Boo