Xhugumanov për REL: Involvimi direkt i NATO-s në Ukrainë mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore


Involvimi direkt i NATO-s në Ukrainë mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore, kështu ka thënë në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë, Ilija Xhugumanov nga Këshilli Euroatlantik i RMV-së.
Për këtë shkak, sipas tij, perëndimi ndihmon nga anash, por asnjëherë nuk do të bashkëngjiten direkt në Ukrainë, sepse ai moment do të nxiste përdorimin e armëve bërthamore.
“Sinqerisht më frikësojnë të gjitha deklaratat të cilat përmendin armë bërthamore, edhe pse vlerësoj se liderët e dy anëve e dinë saktë se çka do të shkaktonte përdorimi i tyre dhe cilat do të ishin pasojat. Mendoj se Perendimi, para se gjithash këtu mendoj për NATO-n dhe Amerikën, mund të ndihmojnë prej anash, megjithatë në asnjë fazë nuk do të kyqen direkt në konfliktin në Ukrainë, kryesisht për shkak të momentit të përdorimit të armëve bërthamore, sepse çdo involvim direkt i perëndimit në Ukrainë do të nënkuptonte Luftën e Tretë Botërore dhe me këtë edhe përdorimi i armëve bërthamore do të ishte i pashmangshëm” tha ai.

Antarsimi i Maqedonisë në NATO në aspektikn e sigurusë është i shumë i rëndësishëm…

“Në aspekt të sigurisë antarësia në NATO do të thotë shumë për vendin. Më vjen shumë keq për viktimat dhe për atë çka po ndodh në Ukrainë, por unë personalisht mund të them se këto mëngjese zgjohem më i qetë nga fakti se para dy vitesh u bëmë antare e Aleancës më të fuqishme – Natos” tha Xhumangov./REL/

Baby Boo