Hisen Xhemaili: Tetova me pishinë të mbyllur


Hisen Xhemaili, ministër për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrjet vendore ka dhënë lajmin ndoshta më të madh për tetovarët duke konfirmuar rreth ndërtimit të një pishine të mbyllu.

Sipas tij ky është një projekt që i ka munguar qytetit tonë, për zhvillimin e sportit dhe rekreacionit.
Ky do të jetë një investim nga buxheti i shtetit i cili realizohet nëpërmjet Agjencionit për Rini dhe Sport në vlerë prej 36 milionë denarësh!

Me këtë rast Xhemaili ka deklaruar se sot ai është në ndjekje të përgatitjeve përfundimtare për vënien e gurthemelit, punimet e të cilit do të nisin nesër (9.02.2020), në orën 11:00, në qendrën sportive në Tetovë.
Që kur ai mori këtë ministri tha se angazhimi i tij si ministër i obliguar për kompanitë e vendit do të jetë në drejtim të realizimit të programit të Qeverisë për trajtim të barabartë të kompanive vendase dhe atyre të huaja si dhe dhënien e ndihmës financiare në mënyrë sistematike të kompanive me qëllim të rritjes së prodhimtarisë vendore njëkohësisht edhe punësime.

Baby Boo