Xhaxhai nga Turqia e mëson mbesën të gjuajë me armë, 8-vjeçarja e gjuan gabimisht atë

Një fëmijë 8 vjeçar shihet duke gjuajtur me armën të cilën ia kishte dhënë xhaxhai. Rasti ka ndodhur në qytetin Rize të Turqisë. Fëmija duke mos pasur eksperiencën e duhur si të sillet me armë ia drejtoi xhaxhait gabimisht armën duke shkrepur pa dashje. I gjithë momenti është regjistruar në telefonin e 45-vjeçarit Mustafa A. Autoritetet policore turke kanë nis hetimet rreth rastit dhe e kanë marrë në pyetje 45-vjeçarin.

Baby Boo

“Ja po e shihni vajzën e Karadenizit, urdhëro”, dëgjohet duke thënë xhaxhai.
“Është e mbushur, ke kujdes”, vazhdon xhaxhai deri sa fëmija dëgjohet duke refuzuar revolen xhaxhai vazhdon duke i thënë “Ngrite në drejtim të qiellit”, ndërkaq për një moment bërtet “Mos në këtë drejtim”, ndërsa fëmija shkrep armën në drejtim të xhaxhait, i cili fatmirësisht shpëton.