Xhamitë e mbyllura për Kurban Bajram


Qytetarët e Kosovës nuk do të falin namazin e Kurban Bajramit në Xhamitë e vendit gjatë të premtes. Vendimi erdhi nga Bashkësia Islame pas përkeqësimit të situatës epidemiologjike në vend. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava njoftoi se për 10 ditët në vijim xhamitë do të qëndrojnë të mbyllura dhe theksoi se kjo masë ndërmerret për të ruajtur shëndetin publik në këtë periudhë pandemie.

“Është një vendim i dhimbshëm për BIK-un, mirëpo një vendim me vend ngase kemi prioritetin edhe ne si BIK që të ruajmë shëndetin publik të qytetarëve sepse kështu na mëson Kurani, kështu na mëson Muhamedi a.s”, thotë Naim Tërnava, myftiu i Kosovës.

Tërnava porositi besimtarët që të ruajnë karakterin festiv por kërkoi që në këtë kohë pandemie të kenë më shumë mirëkuptim, disiplinë, solidaritet, mbështetje e përkujdesje për ata që kanë nevojë, e sidomos për ata që janë prekur nga Covid-19.

Kosova prej javësh po raporton shifra rekord në pandeminë e koronavirusit dhe ky përkeqësim i situatës solli dhe rivendosjen e 28 masave kufizuese, si përdorimi i maskës, ndalimi i qarkullimit të qytetarëve dhe i grumbullimit të më shumë se 5 personave në ambiente publike.

Baby Boo