Xhamia 40 milionëshe nuk ka leje ndërtimore: BIK ende nuk është pajisur me leje nga Komuna e Prishtinës


Çështja e Xhamisë së Madhe në Prishtinë është bërë një temë mjaft e nxehtë që e ka ndarë në dysh shoqërinë kosovarë. Tashmë, ndërtimi i saj ka filluar por në Komunën e Prishtinës thonë se BIK-ut ende nuk është dhënë leja për ndërtim të plotë por vetëm për pjesën e nëndheshme.

Më 15 korrik, kreu i BIK-ut, Naim Tërnava njoftoi se kanë nisur punimet për ndërtimin e xhamisë qendrore në kryeqytet. Megjithatë Komuna ende nuk i ka dhënë leje të plotë.
BIK-u ka aplikuar për leje të ndërtimit të xhamisë në muajin prill të këtij viti në Komunën e Prishtinës. Zyrtarët më të lartë të shtetit përfshirë Presidentin krerët e partive dhe zyrtarë tjerë dje janë deklaruar rreth xhamisë pas një pro*testë që u bë aty, por zyrtarë të Komunës së Prishtinës nuk kanë pranuar të deklarohen rreth kësaj çështjeje.

Express nga burime brenda komunës mëson se BIK-u është pajisur me leje vetëm për punët e nëndheshme, që nënkupton pilotimin e hapësirës ndërtimore, por jo edhe për leje ndërtimore.
Xhamia qendrore lokacioni i të cilës është në lagjen “Dardania” afër objektit të Telekomit të Kosovës, ishte bërë temë diskutimi mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës për lëshimin e lejes për fillimin e ndërtimeve.

Ndërtimit të kësaj xhamie i kishin paraprirë një varg prot*estash nga komuniteti mysliman të cilit kishin kërkuar që ky objekt kulti të ndërtohet përballë Katedrales “Nënë Tereza” në oborrin e fakultetit Filologjik.
Mirëpo pas konsultave ndërmjet kryetarit të Prishtinës dhe kryetrarit të Bashkësisë islame të Kosovës është arritur konsensus që xhamia të ndërtohet në lagjen Ulpiana.
Kjo xhami do të financohet dhe do të ndërtohet nga Bashkësia Islame Turke, ndërsa kostoja e saj vlerësohet të jetë prej 35 deri në 40 milionë euro.

Baby Boo