Xhaferi tha se nuk është kompetent për punësimin e shqiptarëve në njësitin “Tigrat”, VLEN: Ku ishin ministrat tuaj, Nuhiu e Qamili?


Nga opozita shqiptare sot kanë kritikuar deklaratat e kryeministrit teknik Talat Xhaferi, i cili në pyetjen e TV21 se pse edhe pas 43 viteve, në njësinë speciale të policisë “Tigrat” nuk ka asnjë shqiptar, tha se pyetja duhet të adresohet në MPB, e jo në Qeveri, përcjell TV21. Nga VLEN thonë se BDI kishte dy ministra përgjegjës në MPB, mirëpo kjo çështje ende nuk është zgjedhur.

“Mburret duke shkuar nëpër zyra dhe pretendon kryeministrin e vërtet dhe të drejtën e tij për të vizituar gjithçka, mirëpo kur nuk i përshtatet dhe ose kur nuk ka autoritet të mjaftueshëm, Talat Xhaferi ia hedh topin dhe përgjegjësinë dikujt tjetër. Nëse kjo na qenka kompetencë e ministrisë, atëherë ku ishin ministrat tuaj si Agim Nuhiu e Zemri Qamili, të cilët kishin kompetencën e duhur për këtë çështje, por që nuk iu interesoi aspak çështja e njësisë speciale “Tigrat”, ku për shqiptarët dera vazhdon të mbetet e mbyllur”, tha Blerant Ramadani nga VLEN.

Baby Boo