Paketa financiare e Lionel Messit në klubin francez të futbollit Paris Saint-Germain përfshin edhe pagesa me anë të kriptovalutave.
Messi nënshkroi një marrëveshje dy-vjeçare me PSG këtë javë, me një opsion për një vit të tretë, që do t’i sigurojë atij një pagë vjetore prej 35 milionë eurosh plus bonuse.
PSG have confirmed that part of Messi's "welcome package" was paid in cryptocurrency fan tokens 🤑 pic.twitter.com/5XvKdv0nci
— ESPN FC (@ESPNFC) August 12, 2021
Megjithatë, transferimi i yllit argjentinas te klubi nga Parc des Princes u mundësua edhe nga tifozët dhe kriptovalutat.
PSG konfirmoi të enjten se “paketa financiare” e Messit përfshin edhe pagesa me anë të kriptovalutës së tyre të njohur si “$PSG Fan Tokens”.
Klubi francez e lëshoi këtë valutë digjitale për herë të parë te fansat e tij një vit më parë.
‘$PSG Fan Tokens’, e krijuar në janar të vitit 2020 me platformën Socios.com, u krijua për të ndihmuar PSG-në të krijojë një komunitet të ri tifozësh.
PSG tani pretendon se transferimi i argjentinasit 34-vjeçar u mundësua pjesërisht me kripto si një nga “markat më novatore dhe avangarde në sportin global”.
Marc Armstrong, zyrtari kryesor i partneriteteve të PSG-së, tha në një deklaratë se afrimi i Socios.com dhe ‘$PSG Fan Tokens’ i ka mundësuar klubit të angazhohet me një audiencë të re globale dhe të krijojë një rrjedhë të rëndësishme të të ardhurave digjitale.
Në anën tjetër, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi u tha gazetarëve të mërkurën se bota do të “tronditet” nga të ardhurat financiare të krijuara nga nënshkrimi i klubit me superyllin botëror të futbollit.
Nënshkrimi i Messit pritet të sjellë një fitim të papritur të të ardhurave komerciale, përmes rrugëve të tilla si shitjet e fanellave.
Kur Cristiano Ronaldo nënshkroi për Juventusin në vitin 2018, fanellat e tij u shitën më shumë 60 milionë dollarë në vetëm 24 orë, ndërsa fanella e Messit gjeneroi gati 100 milionë euro në vetëm 24 orë.
That's $PSG crypto coin, more than doubled since Messi was linked to the club!!! pic.twitter.com/MZmJOJpPvd
— Spotify Horcrux (@horcrux26) August 9, 2021