Xhaferi: Maqedonia më në fund do të jetë anëtare në familjen e popujve të civiluzuar (Video)


Sot koalicioni “Bashkë për Maqedoni evropiane” filloi marshin para objektit të Kryqit të Kuq dhe mbaroi para zyrës së BE-së. Pas marshit u realizua edhe tubim me qytetarët në qendër të Shkupit.

Në tubim fjalë mori Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ku tha se sot jemi këtu bashkërisht të dërgojmë mesazh të fuqishëm për domosdoshmërinë e këtij procesi që pritet të rrethohet me referendumin dhe votimin në të njëjtë  më 30 shtator

“Atdheu ynë i përbashkët Maqedonia më në fund do të jetë anëtare në familjen e popujve të civilizuar, si në aspektin politik ashtu edhe në aspektin ekonomik, po ashtu edhe në aspektin e sigurisë”, tha Xhaferi.

Ai tha se qytetarët e Maqedonisë duhet ta shënojnë 30 shtaorin si ditë feste në kalendarin e tyre, për shkak se Maqedonia si shoqëri dhe si shtet hyn në një epokë të re.

“Këto ditë kemi pasur shumë mysafir nga qendra të ndryshme dhe presim që edhe ditët në vijim të jemi në fokusin e miqve tanë ndërkombëtar”, tha Xhaferi pyetur se a mund t’i mbyllim sytë para këtij interesim kaq të madh dhe intensiv të diplomacisë ndërkombëtare.

Baby Boo