Xhaferi- Lorenzo Sera: Kuvendi do të vazhdojë deri në fund të përmbush obligimet e Marrëveshjes së Prespës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot realizoi takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T. Emilio Lorenzo Sera. Ambasadori i uroi Xhaferit për suksesin në miratimin e suksesshëm të amendamenteve kushtetuese të cilat e hapën rrugën e Republikës së Maqedonisë së Veriut të mund të vazhdojë me procesin e integrimit në NATO.

“Xhaferi gjatë bisedës e informoi bashkëbiseduesin edhe për aktivitetet rrjedhëse në shtëpinë ligjvënëse dhe e siguroi se Kuvendi do të vazhdojë deri në fund ti përmbushë obligimet që rrjedhin nga Marrëveshja me Greqinë. SH.T. Lorenzo theksoi se Mbretëria e Spanjës ka qëndrime solide për mbështetjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në qëllimet e saj strategjike të bëhet anëtare e plotfuqishme e Bashkimit Evropian dhe e bashkësisë së NATO-s”, thuhet në kumtesë.

Ndryshe, takimi u mbajt në suazat e takimeve të parashikuara me ambasadorët e vendeve të cilat veç më janë anëtare në NATO. f.