Xhaferi kërkon rrugë të sigurt për zyrtarizimin e Ligjit për Gjuhët


Ligji për Përdorimin e Gjuhëve nuk do të dorëzohet në Gazetën Zyrtare derisa të sigurohet forma e realizimit të plotë.

Kështu thotë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i pyetur se pse ende nuk e dorëzon për publikim këtë Ligj. Në takim me gazetarët, kryeparlamentari Xhaferi tha se çështja me Ligjin për Gjuhët nuk është çështje individuale, por është çështje institucionale. Ai nënvizon se kjo çështje fillimisht duhet të rrumbullakësohet në tërësi.

“Me të thirrur që ta rrumbullakësojnë këtë çështje janë garnitura qeveritare, ata duhet ta gjejnë realizimin formal të asaj që duhet të veprohet. Puna për Ligjin për Gjuhët nuk është përgjegjësi e imja, por është marrëveshje politike. Përgjegjësi e imja do të ishte nëse kishte dështuar seanca për miratimin e Ligjit. Unë Ligjin e kam nënshkruar që kur u votua në Kuvend. Por, nuk është çështja vetëm që ta heq nga Kuvendi dhe ta dërgojë në Gazetën Zyrtare, sa për të thënë se unë e përfundova përgjegjësinë time. Por, fillimisht duhet të gjendet forma e realizimit të plotë”, deklaroi Xhaferi.

Xhaferi rikujtoi presidentin Gjorge Ivanov se pasi Kuvendi e votoi për të dytën herë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, ai mund të mbajë përgjegjësi juridike edhe pasi të përfundojë mandati i presidentit për mosdekretimin dhe nënshkrimin e Ligjit.

Në takimin me gazetarët, duke informuar për rrjedhën e punëve të Kuvendit, kryeparlamerntari po ashtu tha se tashmë të gjitha partitë politike kanë harmonizuar edhe tektin e Kodeksit Etik. Ky tekst është në fazën e nënshkrimit dhe shpreson se më 11 qershor në seancën e 47-të do të miratohet. Në këtë seancë po ashtu kërkohet publikimi i shpalljes për zgjedhjen e anëtarëve të ri të KSHZ-së sipas modelit të vjetër.

Kreu i Kuvendit Xhaferi, thotë se grupi i punës punon me intensitet edhe për plotësimet dhe ndryshimet e Rregullores së Kuvendit, që deri në fund të qershorit të mund të përfundojë harmonizimi mes partive politike. I pyetur nëse mund të ketë përsëri zgjedhje të parakohshme parlamentare, Xhaferi tha se në një shtet serioz me obligimet që i ka vendi ynë një gjë e tillë as që duhet të mendohet.

Talat Xhaferri, kryetar i Kuvendit
“Nuk mund të parashikoj nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, megjithatë, shtet serioz ku priten të ndodhin punë serioze nuk duhet as të mendohet për këtë. Nëse dikush mendon për këtë, kjo do të ishte dëshirë e ngushtë partiake. Nëse mendohet për shtetin dhe ardhmërinë e qytetarëve, atëherë as nuk duhet të mendohet për zgjedhje të parakohshme”.

Në lidhje me vazhdimin e bojkotit të koordinimeve nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, kryeparlamentari Xhaferi nënvizoi se ai ka komunikim të rregullt me ta dhe vazhdimisht koordinohet për punën e Kuvendit, siç janë edhe seancat për pyetje deputetësh. Por, mosprezencën në koordinim Xhaferi e vlerëson vetëm si vendim politik të tyre.

 

Baby Boo