Xhaferi i’a këputë shpresat Zaevit dhe Mickoskit


Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë mundësinë procedurale të dorëzojnë propozim për ndryshim dhe plotësim dhe të Ligjit për përdorim të gjuhëve, por patjetër të kenë parasysh se për këtë nevojitet dy të tretat e shumicës ose shumicë e Badenterit që e përbëjnë deputetët joshumicë, më shumë deputetë shqiptarë, ndërsa për këtë tek ta nuk ka disponim”, ka thënë sot kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. “Në Kuvend ka grupe ligjesh që miratohen me shumicë të dyfishtë, e ashtuquajtur shumicë e Badenterit dhe secili bartës i atij propozimi do të duhet të ketë parasysh se vendimi përfundimtar varet prej atyre që janë deputetë joshumicë, ndërsa në këtë situatë duke pasur parasysh se shumica e deputetëve joshumicë ose shumicës së Badenterit e përbëjnë deputetë shqiptarë, propozuesit duhet të sigurojnë pajtueshmëri të tillë. Ligji për përdorimin e gjuhëve është miratuar me shumicë të tillë dhe çdo ndryshim sillet me shumicë të tillë. Secili propozues, paraprakisht duhet të sigurojë shumicë që të konsiderojë në kalimin e ligjit”, ka thënë Xhaferi në pres konferencën e sotme për reformat në sektorin e zbulimit. Sipas tij, pohimet e Komisionit të Venecias nuk janë të detyrueshëm, ndërsa ligjet e miratuara në Kuvend duhet të zbatohen derisa përmes procedurës adekuate nuk pësojnë ndryshim eventual. “Pohimet e Komisionit të Venecias janë jo të detyrueshme dhe nuk nënkupton se me automatizëm Shtëpia ligjvënëse duhet të ndërmerr masa adekuate për të. Sa i takon pohimeve se një pjesë e institucioneve nuk janë në mundësi të zbatojnë të gjitha aspektet e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ajo është punë e institucioneve që i referohet ligjit dhe në kohë adekuate duhet të sigurohen paraprakisht që të mund t’i zbatojnë dispozitat ligjore. Zaten, çdo institucion është i obliguar të sigurojë infrastrukturë që të zbatojë ligjet ashtu siç i ka sjell Shtëpia ligjvënëse. Në këtë kontekst konsideroj se asnjë propozues cilido qoftë, lidhur me plotësimet eventuale të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, nuk do të hasë në mbështetje te deputetët shqiptarë, duke pasur parasysh se ata e përbëjnë shumicën e dyfishtë. Në momentin e caktuar mendoj se një gatishmëri e tillë tek deputetët shqiptarë nuk ekziston”, ka deklaruar Xhaferi.

Baby Boo