“Regjistrimi”, VMRO-ja vazhdon nismën përmes nënshkrimit të qytetarëve


VMRO-DPMNE-ja, pas kthimit të nismës për shfuqizimin e ligjit për regjistrim nga ana e Kuvendit, do ta vazhdojë nismën për mbledhjen e nënshkrimeve nga të gjithë qytetarët.

“VMRO-DPMNE-ja këtë nismë do ta vazhdojë në dy mënyra. Njëra mënyrë është ajo e propozimit të ligjit përmes deputetëve. Dhe mënyra legjitime përmes pengimit të ligjit përmes shumë nënshkrimeve nga ana e qytetarëve të cilët janë bartës të sovranitetit të shtetit.

Vlerësojmë se ligjvënësi nuk do të ketë të drejtë të refuzojë asnjë nënshkrim të qytetarëve që do të jetë në mbështetje të ligjit për regjistrim evropian”, tha Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.

Baby Boo